E shtuna shënoi një aksident fatal në aksin rrugor Lezhë–Milot, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe pasagjerit në njërën prej makinave.
Sipas policisë, shkaku kryesor i aksidentit që i mori jetën drejtuesit Ramazan Harapi dhe pasagjerit Agim Harapi, ishte edhe pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me shofer 33-vjeçarin Ardit Gjeçi, i cili rezultoi në gjendje të dehur.
Shoferi i dehur është arrestuar në flagrancë nga blutë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
