Një aksident ku janë përfshirë tre automjete është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, pranë kryqëzimit të Treshit.
Si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, te kryqëzimi i Treshit, janë përplasur tre automjete.
