Një aksident është shënuar sot në aksin nacional Ersekë-Leskovik.
Mësohet se drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur, ndërsa po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Ersekës. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.