Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier–Patos, pranë një karburanti. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë që ndodhej i parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
