Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit ”.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafikut. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit ambulanca dhe policia.
