Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Delvinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth ora 20.00, në vendin e quajtur Bigor, lagjia “9 Tetori”, shtetasja Xh. T., rreth 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ti “Toyota”, ka goditur një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.