Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Një këmbësor ka mbetur i plagosur, pasi u përplas nga një mjet.
Drejtuesja e makinës, një 23-vjeçare me iniciale D. Sh., aksidentoi me makinë 61-vjeçarin me iniciale S.B., teksa ishte duke kaluar në rrugë.
Si pasoj e aksidentit, 61-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.