Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Durrës ku një automjet tip “Benz A Class” ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër në bulevardin kryesor të qytetit.
Nga incidenti nuk raportohen të lënduar.
Shkak i aksidentit kanë qenë manovrat e shpejtësisë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.