Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar këtë të enjte në Elbasan. Ngjarja është regjistruar në Unazën Jugore, ku e moshuara ishte duke kaluar rrugën teksa u përplas nga një automjet.
Dëshmitarët u thanë uniformave blu se makina ishte me shpejtësi të lartë.
Policia po heton shkaqet që shkaktuan aksidentin, ndërsa e moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.