Pesë automjete janë përfshirë në aksident mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem të Kurbinit.
Për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas raportimeve, njëri prej drejtuesve është me kombësi maqedonase.
Policia e cila ka mberritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.