Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një automjet, tip “Wolsvagen Toureg”, me targa AA 090 OL, duke hyrë në qytetin e Beratit ka ngatërruar rrugën dhe është përplasur ne betonin e Rotondos, duke i shukur brenda rreth-rrotullimit.
Mësohet se gjatë përplasjes së fortë, gjysma e pjesëve të makinës kanë rënë në shesh dhe gomat janë shpërndarë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë jo vetëm shpejtësia e madhe më të cilën ishte duke udhëtuar i riu por edhe mungesa e sinjalistikës rrugore dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku për shkak të plagëve dhe thyerjeve të marra ndodhen nën kujdesin e mjekëve.