Moti i keq me temperatura të ulëta dhe ngrica në rrugë, ka shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Kombit.
Një aksident i pazakontë është shënuar sot në 2 janar 2026. Një autobus është përmbysur në mes të rrugës.
Ambulancat me shpejtësi janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga aksidenti ka persona të plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
