Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të Lezhës, në kryqëzimin e Ishull Shëngjinit.
Sipas raportimeve nga mediat, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë e goditjes së fortë, një prej automjeteve ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë anës saj.
Nga përplasja janë lënduar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet që i ka prerë rrugën makinës që lëvizte në drejtim të Tiranës.
