Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Vlocisht, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Personat e plagosur kanë qenë në të njëjtin mjet.