Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, në “Qyteti Studenti”.
Një makinë është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa kalimtarët e rastit janë bërë bashkë për të nxjerrë shoferin jashtë.
Ende nuk ka informacione se sa persona ndodheshin në mjet, dhe se si është gjendja e tyre shëndetësore.