Një automjet ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe për pak ka qenë duke përplasur 2 kalimtarë por fatmirësisht është përplasur me një pemë, siç duket edhe në foton e publikuar nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.
Nëse nuk do kishte qenë pema, makina mund t’i kishte përplasur kalimtarët dhe tragjedia e dy ditëve më parë ku mbetën të vdekur dy kalimtarë te vijat e bardha në rrugën “Xhanfize Keko”, mund të ishte përsëritur.