Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek kthesa e Kamzës ku një i ri 27-vjeçar ka përplasur 52-vjeçarin e identifikuar me inicialet Xh.K, i cili po udhëtonte me biçikletë. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit, i identifikuar si F.Gj., qëndroi në vendngjarje. Policia po heton për zbardhjen e plotë të motivit që shkaktoi aksidentin.