Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në Selitë të Cërrikut me një të vdekur dhe dy të plagosur.
Mësohet se viktima ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Në vendin e ngjarjes dallohen dy makinat, njëra prej të cilave tip ‘Benz’ që janë përplasur kokë më kokë.
Selita është fshati i fundit i qarkut Elbasan që e ndan atë me Kuçovën ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.