Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë, ku minibusi i një skuadre futbolli për grupmoshën U13 ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës, Antonin Elie, si dhe kanë mbetur të plagosur 11 futbollistë.
Skuadra e AFL48 po kthehej për në qytet pas një finales në një turne fundjave. Fëmijët e aksidentuar kanë shpëtuar mrekullisht dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
