Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, ku një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën Shpëtim Mani, ndërsa është plagosur rëndë Klinsman Uka. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht nga aksidenti i ndodhur, drejtuesi i mjetit Samet Elezaj ndodhet jashtë rrezikut për jetë.