Aksidentet e shumta me pasojë vdekjen e katër personave dhe plagosjen rëndë të disa të tjerëve kanë alarmuar Policonë Rrugore Dibër.
Ditët e fundit janë gjobitur disa posedues makinash, janë bllokuar disa leje drejtimi dhe është arrestuar një shtetas.
“Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore: -është arrestuar 1 shtetas dhe është proçeduar në gjendje të lirë 1 tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, -janë pezulluar në total, 5 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë ndëshkuar me masa administrative 82 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar, 10 drejtues për mospozicionim të mjetit në karexhatë dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit” thuhet nga burime të Policisë Dibër.