Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksidentet, rriten me 34% përgjatë vitit 2024

21:27 / December 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrugët e vendit kanë qenë më të qeta këtë fund vit. Gjatë muajit nëntor në vend ka pasur si më pak aksidente rrugore, ashtu dhe më pak të aksidentuar, ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur tendenca ishte në rritje të fortë. INSTAT bëri të ditur se në muajin Nëntor 2024 numërohen 147 aksidente rrugore, nga 167 aksidente që u shënuan në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në këto aksidente kishte 188 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) nga 212 në nëtor të një viti më parë. INSTAT raporton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi. Gjithsesi, për 11 mujorin, si aksidentet ashtu të aksidentuara kanë qenë në rritje. Për janar-nëntor numërohen gjithsej 1517 aksidente, me rritje prej 34% në krahasim me 11 mujorin e një viti më parë, kur ndodhën gjithsej 1128 aksidente.

Edhe të aksidentuarit janë me rritje prej 36%, duke u kaluar 2 mijë personat. Sipas INSTAT, gjatë periudhës Janar- Nëntor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,8 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 90,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Nëntor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë me 18,4%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë, me 10,2%. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 17:00-19:00, duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. /Monitor/

aksidente Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.