Nisur nga aksidentet e fundit, ku më tragjikja është ajo e së enjtes së shkuar, ku tre të rinj u shuan në një aksident në zonën e TEG-ut, bën që Policia Rrugore të ketë 100% “sy” për 200 kilometrat e para, të cilat do mbulohen 100% me teknologji.
Lajmin e dha drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, gjatë emisionit “Opinion”. Ai u shpreh se rrugët duke filluar nga Elbasan-Tiranë-Durrës-Vlorë do të mbulohen 100% me teknologji. Sipas Qatos bëhet fjalë për autostrada dhe rrugë interurbane kryesore.
“Është e pamundur që të gjitha akset rrugore t’i mbulojmë me shërbime. Ne kemi sot vizionin nga polici në rrugë tek teknologjia. Vitin e kaluar shtuam flotën. Jemi prapë këtë vit duke shtuar. Shumë shpejt, brenda një kohe të shpejtë, 200 kilometrat e para do mbulohen 100% me teknologji, dhe kjo do na japë një impakt të jashtëzakonshëm. Duke filluar Elbasan, Tiranë, Durrës, deri në Vlorë. Gjithë akset rrugore që janë autostrada ose interurbane krysore”, tha Qato.