Një 45-vjeçar ka humbur jetën në orët e vona të së enjtes. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.50 në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Ka qenë një makinë e policisë e cila ka aksidentuar 45-vjeçarin ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sakaq hetimet kanë nisur nga kolegët e efektivëve të patrullës dhe SHÇBA.
NJOFTIMI I PLOTE
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.