Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të shoferit të autobusit që shkaktoi ditën e djeshme aksidentin masiv në Tiranë.
63-vjeçari Agron Xhafa u shpreh se në momentin e përplasjes ishte ndjerë keq.
“Mbi 20 vjet drejtues autobusi, asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”, rrëfeu ai.
Si pasojë e aksidentit, u plagosën 10 persona, mes tyre 5 drejtues mjetesh, përfshirë shoferin e autobusit. Nga 5 pasagjerët e plagosur, 4 kanë qenë në autobus dhe njëra në makinën e parë që autobusi ka goditur.