Gazetari Shkëlezn Henkoja, sjell për “BalkanWeb”, dëshminë e shefit të urgjencës së spitalit të Gramshit, Emanuel Rrengos.
Ai ka treguar detaje nga dalja e minibusit nga rruga dhe rënia e saj në një përrua. Ai ka thënë se pasi kanë mësuar lajmin, mjekët u angazhuan dhe kanë shkuar menjëherë për në vendin e ngjarjes.
Rrengo, thotë se zona ishte e thepisur dhe puna e mjekëve nuk ka qenë aspak e lehtë. Fillimisht thotë ai, mjekët janë drejtuar për te personi që mbeti i vdekur, 30-vjeçari Ledian Lami.
Ai thotë më tej, se në mendje i ka mbetur një çift, burrë e grua, të cilët ishin të lidhur pranë njëri-tjetrit në gjendje të rëndë shëndetësore. Gruaja sipas tij ishte në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.
“Ishte goxha e vështirë. Kjo ka qenë urgjenca ime e parë më e madhe. Falenderoj stafin për gatishmërinë. Menjëherë sapo kemi marrë lajmin, kemi bërë njoftimet, të gjithë stafit të urgjencës, edhe kanë qenë në gatishmëri të gjithë mjekët. Dua të falnederoj personelin, që me mjete rrethanore u përgjigj të jepte ndihmën e parë, sepse ishte zonë e thepisur.