Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ka dhënë më shumë detaje sonte në “Opinion” për aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut pak ditë më parë.
Qato tha se nga ekspertimet paraprake mendohet se shpejtësia e automjetit ku ndodheshin 3 të rinjtë, ishte 150 km në orë. Ai thotë se shoferi 20-vjeçar ka tentuar të frenojë disa herë me shkëputje, por ka humbur kontrollin e automjetit, si pasojë e një defekti teknik ose shpejtësisë së madhe.
Blendi Fevziu: Dihet me çfarë shpejtësie ka qenë makina?
Altin Qato: Është bërë një vendim ekspertimi, mendoj unë në bisedat e diskutimet paraprake me ekspertët mendohet se shpejtësia ka qenë 150 km/h.
Blendi Fevziu: Ka tentuar të frenojë djali që ka qenë në timon?
Altin Qato: Ka tentuar disa herë, me shkëputje. Mund të ketë humbje kontrolli, defekt teknik që nuk ka mundësuar që të ulë shpejtësinë, sepse shpejtësia ka qenë e madhe. Duken shkëputjet, sepse ato i japin më shumë fuqi frenimit. Pra, duket që se ka komanduar dot mjetin.
Blendi Fevziu: Mungesë vëmendjeje?
Altin Qato: Mungesë vëmendjeje në momentin e parë, më pas nuk ka arritur ta kontrollojë dot mjetin.