Makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit. Automjet tip “Volvo” ka goditur në anën e pasme një automjet policie.
Lajmin e konfirmojnë edhe burime pranë Lëvizjes Vetëvendosja.
Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së Policisë deri në Tiranë. Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.