Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozic është përfshirë në një aksident mëngjesin e së shtunës në dalje nga Vinkovci, ndërsa raportohet për një viktimë. Automjeti me të cilin udhëtonte ministri është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.
Zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliç ka konfirmuar aksidentin dhe ka bërë të ditur gjendjen shëndetësore të Banozic.
“Ministri ka lëndime të rënda, sipas vlerësimeve të para, jeta e tij është jashtë rrezikut”, tha ai.