Kampioni i botës në bilardo, shqiptari Eklent Kaçi është përfshirë në një aksident të rëndë më makinë, ku ka mbetur i plagosur.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sportisti me një postim në rrjetet sociale, përmes së cilës njoftoi se do të mbetet jashtë botës së bilardos për rreth dy muaj.
Ai ka bërë me dije se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur rreth katër orë, me qëllim fiksimin e kockave dhe lidhjen e tendinit të dëmtuar në përplasje.