Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka humbur jetën.
Drejtuesi i një mjeti tip “VW Golf IV” ka përplasur një person që po kalonte rrugën në autostradën Tiranë-Durrës, i cili, si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë kalimtari.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë emrat e drejtuesit të mjetit dhe viktimës nuk janë bërë të ditur.
