Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksion për ripyllëzimin e bregut të Vjosës, mbillen 7000 bimë

16:00 / March 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 2025 03 23T145746.933
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, në Tepelenë u vijua me aksionin “ReForest Vjosa”, dedikuar restaurimit të pyjeve breglumore në Luginën e Vjosës, pjesë e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Nisma e gjerë për ripyllëzimin e zonës me bimë autoktone, gjatë viteve të fundit është një hap i rëndësishëm për restaurimin e ekosistemit për të forcuar rezistencën natyrore të Parkut Kombëtar të lumit Vjosa. Aktivistët bënë një pasqyrë të progresit të deritanishëm, përfshirë krijimin e fidanishtes së parë me bimë autoktone dhe mbjelljen e mbi 7000 kalemave të specieve të ndryshme si plep i zi, plep i bardhë, rrap dhe shelg në zonën e Shelgut, Tepelenë.

“Me mbjelljen e këtyre pemëve ne po synojmë që të imitojmë natyrën. Si fillim në fidanishte mbillen kalema nga pemët e zonës dhe lihen aty deri sa të rrënjëzohen, një proces që zgjat 1-2 vite e më pas zhvendosen në natyrë. Në të njëjtën kohë po mbjellim edhe në zonë duke marrë kalema e duke u kujdesur për ta”, thotë aktivistja e mjedisit, Besjana Guri.

“Gjithë filozofia qëndron në përdorimin e llojeve autoktone.Gjithë materiali mbjellës është marrë nga drurë të shëndetshëm pa sëmundje të cilët u përdorën si kalema”, shprehet Gligor Dushi, përfaqësues i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

“Kam kënaqësinë të vij këtu për Vjosën përgjatë 13 viteve të fundit dhe të mbështes këtë projekt ripyllëzimi. Dua ta bëj të qartë se Vjosa është njohur ndërkombëtarisht si një lum i egër por ajo çka nuk është e mirë për Vjosën është që s’ka mbetur më pyll e ky është një nga minuset e mëdha të parkut kombëtar. Prandaj duam të ngremë një pyll natyral rreth Vjosës dhe arsyet për këtë janë të qarta tani”, thotë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch.

Një mbështetje e rëndësishme erdhi edhe nga Ministrja e Mjedisit të Qeverisë Gjermane, Steffi Lemke, e cila vizitoi fidanishten dhe mori pjesë në aksionin e mbjelljes. Gjatë aktivitetit, mbi 1000 kalemave të plepit të zi, plepit të bardhë, rrapit dhe shelgut u mbollën nga të rinjtë e Tepelenës dhe nxënësit e shkollës “Abaz Shehu”.

aksion dita e pyjeve mbjellje peme Vjosa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.