Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas aksionit të Policisë së Tiranës që ka vënë në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë e ndërtues në zonat periferike të Tiranës. Në një status në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ndërkohë që aksioni zhvillohet në periferi, në Thumanë 24 perosna kanë vdekur si pasojë e neglizhencës, ndërsa në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos. Paloka shton se Gjushi (Vangjush Dako) dhe Bushi (Artur Bushi) “po bëjnë letrat”.
“Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit.
Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos.
Po ndërkohe që Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat”, arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë,”- shkruan Plaoka në Facebook, krahas një fotoje ku shihet kryeministri Edi Rama, Vangjush Dako dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.
Policia e Tiranës ka zhvilluar një mega-operacion pasditen e sotme në periferitë e Tiranës. Në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre ndërtues, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të zonave periferike të kryeqytetit, ndërsa po punohet për kapjen e 11 të tjerëve.