53 031 metra katrorë sipërfaqe janë liruar në kuadër të aksionit të nisur për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me vendim gjykate.
Më herët Rama ka paralajmëruar se aksioni do të jetë konstant dhe do të gjasë gjatë 4 viteve.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se shumë shpejt radha për t’u reformuar do të jetë e strukturës së kontrollit të territorit dhe IMT-ve bashkiake.
