Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Partisë së Lirisë mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e Partisë Demokratike.
Ilir Meta shkruan se ky ishte një akt i paralajmëruar nga Edi Rama, të cilin e quan një “frikacak të tmerruar nga zgjedhjet”.
“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.
Fitorja nuk ndalet!”, shkruan Meta.