Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akti Normativ i plotë për koronavirusin/ Masa drastike shkelësve, gjoba deri në 10 mln lekë

17:45 / March 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktin Normativ që qeveria miratoi dhe që hyri në fuqi lidhur me masat drastike që janë marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, teksa deri tani të infektuar në Shqipëri janë 42 persona, mes të cilëve tre mjekë, ndërsa një e moshuar vdiq pak ditë më parë në Durrës. Në kushtet e izolimit tokësor me fqinjët, pasi u mbyllën të gjitha doganat dhe të karantinës ku ndodhet vendi, masat e reja të Aktit Normativ parashikojnë gjoba deri në 10 mln lekë për shkelësit dhe abuzuesit.

Akti Normativ parashikon masa shumë të rënda për shkelësit në treg, spitale, media dhe në rrugë. Një nga pikat e Aktit Normativ thekson se nëse personi që hyn brenda territorit dhe nuk deklaron ardhjen nga zonat e prekura nga infeksioni gjobitet 700 mijë lekë. Po ashtu gjoba do të jetë në këtë vlerë nëse nuk vetëkarantinohet për 14 ditë dhe nuk zbaton urdhrin. Gjithashtu nëse ke rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm gjobitesh 700 mijë lekë.

E ndërsa pjesa dërrmuese e institucioneve kanë pezulluar punën, në Aktin Normativ specifikohet që nga tani e në vazhdim, marrja e vendimeve nga organet kolegjiale duhet të realizohet edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. Ky akt do të jetë në fuqi deri sa të fitohet lufta me koronavirusin.

Masat e reja të Aktit Normativ që janë futur në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

1. Kush eksporton barna e pajisje mjekësore pa autorizim, gjobë 5 mln lekë dhe sekuestro

2. Kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë

3. Familjarët që futen pa leje në spitale gjobë 500 mijë lekë

4. Kush fsheh ardhjen nga zona të prekura ose të infektuarit që nuk vetëkarantinohen gjobë 700 mijë lekë

5. 1- 5 mln lekë gjobë për çerdhet, kopshtet dhe shkollat që nuk mbyllen

6. Palestrat, qendrat sportive dhe të internetit që rrinë hapur gjobë 1 mln lekë

7. Gjobë 1 mln lekë nëse organizoni ekskursione

8. Nëse hapni lokalet, restorantet dhe diskot 1 mln lekë gjobë

9. Postat që nuk respektojnë distancat në radhë 1 mln lekë gjobë

10. Strukturat shëndetësore publike/private që lejojnë grumbullim 1 mln lekë gjobë

11. Drejtuesit e makinave që qarkullojnë iu hiqet patenta për 3 vjet, bllokim mjeti

12. Deri në 5 mln lekë gjobë po rritët çmimet e ilaçeve e ushqimeve në kohën e koronavirusit

13. Emisionet me më shumë se 2 persona do gjobiten 1 mln lekë

14. Shkeljet e masave të sigurisë nga farmacitë gjobë 50 mijë deri në 10 mln lekë

15. Nëse rriten të infektuarit, spitalet private, hotelet e personeli në dispozicion të situatës, kush thyen urdhrin 5 mln lekë gjobë

16. Gjobat i vendos policia dhe institucionet e tjera, lekët derdhen në buxhetin e shtetit

17. Në periudhën e koronavirusit vendimet e organeve kolegjiale vetëm përmes video-konferencave

18. Akti Normativ me masat drastike deri sa të fitohet lufta me koronavirusin

Akti Normativ koronavirusin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.