Driola Kraja aktivistja nga “Qendresa Qytetare”, thotë se sipas studimit të realizuar rezulton se 17 % e të arrestuarve janë policë të përfshirë në krime.
“17 % e të arrestuarve janë policë të përfshirë në krime. Këto kanë ndodhur kur policët kanë qenë të veshur me uniformë dhe kanë kryer dhunë. Nuk kemi një ndarje të krimit, por janë autor të krimeve, mund të jenë edhe bashkëpunëtorë, por kryesisht janë autor të krimeve, si dhuna në familje. Dhuna është problemi i dytë pas korrupsionit”,-tha aktivistja.