KONISPOL- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në malin e Saraqinit në Konispol. Mësohet se zjarri ndodhet mes fshatit Shkallë dhe Konispolit.
Siç shihet edhe në foto, tymi është përhapur në qiell me shpejtësi. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur. Pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.