Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Aktoret e njohura: Shkojmë në teatër shumë para shfaqes për të ndenjur me njëra- tjetrën

19:38 / March 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aktore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komedia ‘Boing Boing’ ka qenë jo vetëm një nga shfaqjet që ka thyer rekord shitjesh biletash në teatër, por ka qenë gjithashtu pikënisja e një marrëdhënieje të bukur shoqërore mes tre prej aktoreve.

Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj dhe Linda Jarani janë pikërisht tre aktoret që janë njohur me njëra-tjetrën gjatë realizimit të kësaj shfaqjeje dhe në muajin Maj mbushin plot dy vite bashkëpunimi artistik dhe miqësie mes tyre. Tre karaktere sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, por të treja pasionante dhe të përkushtuara në profesionin e tyre që mesa duket është edhe pika e parë e përbashkët e tyre. Rudina, Alesia dhe Linda do të zgjidhnin njëra-tjetrën edhe përtej mureve të teatrit që i bashkoi, duke kaluar shpesh kohën e tyre të lirë sëbashku. Sot ata ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku treguan më tepër për miqësinë dhe kohën që kalojnë sëbashku.

“Nisi si një projekt i zakonshëm, që afeksionohesh me kolegët, punon, por kjo e jona i kaloi parashikimet. I gjithë grupi ka një lidhje të ngushtë. Unë dhe Linda jemi njohur që në Fakultet, ndërsa Rudinën e kemi takuar në teatër gjatë shfaqjes”, tha Xhemalaj.

“Të gjithë aktorët shkojnë në teatër një orë ose dy përpara shfaqjes, ne mblidhemi që në orën katër që të bëjmë biseda, ndërkohë që shfaqja është në orën shtatë. Për mua ishte shumë e vështirë në fillim dhe isha në mëdyshje nëse do ambientohesha. I gjithë grupi më ka mbështetur. Ne kalojmë kohë shumë cilësore bashkë dhe mendoj që kur puqesh edhe në profesion edhe shoqëri është shumë mirë. Kjo gjë nuk ndodh shpesh sepse mes artistëve ka shumë konkurrencë”, tha Dembacaj.

“Shoqëria mes nesh ka lindur në mënyrë shumë të shëndetshme sepse jemi njohur në marrëdhënie pune dhe kjo është një mënyrë e mirë për të krijuar një shoqëri. Ne komunikojmë shumë dhe dëgjojmë njëra-tjetrën deri në fund, nuk kemi paragjykime dhe kemi shumë tolerancë”, tha Jarani./tvklan.al

aktoret shqfaqe teater
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.