Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash!

23:41 / July 19, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aktore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorët e Teatrit Kombëtar i kërkojnë Kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margariti rritjen e pagave, njësoj siç u veprua me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Asamblit Popullor. 

Në një letër të 18 korrikut dhe të firmosur edhe nga aktorët më në zë si Laert Vasili, Arben Derhemi, Elia Zaharia, Noun Shundi e Ndriçim Xhepa, vihet theksi te fakti që kjo trupë ka mbushur sallat e Teatrit para pandemisë dhe po i mbush sërish edhe tani pas pandemisë. 

“Në mënyrën se si funksionon dhe si është ndërtuar sistemi i pagave, këto institucione janë vlerësuar gjithmonë brenda një kuadri ligjor. Në këtë rast, me ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, kjo gjë ndryshoi dhe TKOBAP kategorizohet në një system të ri pagash, kurse TK jo! E papranueshme! Ende nuk është dhënë një shpjegim publik për këtë”, thuhet në letrën drejtuar Ramës dhe Margaritit.

Aktorët në fund theksojnë se do ta presin reagimin e qeverisë deri në 31 Gusht, më pas do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre. 

“Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gië do të kalojë në indiferencë, pra ështe bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik”, thuhet në letër. 

Letra e plotë

KËRKESË

Drejtuar: Z. EDI RAMA

KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ZNJ. ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

I Nderuar Z. Kryeministër,

E Nderuar Znj. Ministre e Kulturës,

Disa ditë më parë, trupa artistike e Teatrit Kombëtar konstatoi me kënaqësi të madhe se trupës artistike (dhe jo vetëm) të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), i është ritur paga nga 15%-57%. U gëzuam për kolegët tanë dhe njëkohësisht u hidhëruam pa masë për veten tonë. Është hera e parë në historinë e këtij vendi që këto dy institucione kombëtare trajtohen në mënyrë të diferencuar. Në mënyrën se si funksionon dhe si është ndërtuar sistemi i pagave, këto institucione janë vlerësuar gjithmonë brenda një kuadri ligjor. Në këtë rast, me ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, kjo gjë ndryshoi dhe TKOBAP kategorizohet në një system të ri pagash, kurse TK jo! E papranueshme! Ende nuk është dhënë një shpjegim publik për këtë.

Nderkohë, ju bëjmë me dije se, Teatri Kombëtar, gjithë këto vite, ka qenë pararojë e institucioneve publike të artit. Në sezonet 2016/17 dhe 2017/18, TK, në kalendarin e tij, ka qenë në krye të renditjes për nga frekuentimi i spektatorëve. Më pas, me gjithë vështirësite që u krijuan, që nga “beteja’ për Teatrin, prishja e godinës së vjetër të TK-së, spostimi te ArTurbina dhe pandemia, ne sot po ja arrijmë përsëri, falë një pune të jashtëzakonshme, të mbushim plot e përplot sallën e ArTurbina. Ketë sezon artistik post-pandemik’, kemi marrë pjesë dhe kemi interpretuar në produksione shumë të mëdha e të vështira, ku mund të përmendim: “Coriolanus” nga U.Shekspir, “Edmond” nga A.Mishalik, “Ferma e Kafshëve” nga Xh.Oruel, “Përvjetori i Ditëlindjes” nga D.Eldrixh. Kanë nisur dhe provat për produksionin “Ivanov” nga A.Çehov. Këto janë vepra të mëdha që kërkojnë një punë të jashtëzakonshme, ku një pjesë e madhe e aktorëve, veç provave, interpretojnë çdo javë, nga e mërkura në të diel, dhe e mbyllin sezonin me reth 40- 50 shfaqje. Atëherë pse ky diskriminim, Z.Kryeministër?

Githsesi, ne do të dëshironim që kjo të jetë thjesht çështje kohe dhe ky vendim të miratohet edhe për ne së shpejti në buxhetin e ri të shtetit, ku do presim të parashikohet ngritja e pagës dhe për institucionin tonë. Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gië do të kalojë në indiferencë, pra ështe bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik. Qendrojmë në pritje të përgjigjes tuaj.

Me respekt, 

leter

aktoret Rama teater
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.