Aktori i njohur i humorit Florian Binaj ka thumbuar qeverinë për qëndrimin e palëkundur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Madje eshte shprehur se do denoncojë pasigurinë në ushqime.
Përmes një postimi në “Instagram”, ku duket niveli i nitrait jashtë normave të lejuara në një shalqi, Floriani ka shkruar:
“Sikur qeveria dhe pushteti të ruante shëndetin e qytetarëve me të njëjtën vendosmëri që ka për të prishur teatrin, kushedi sa mirë do ishim. Mos ushqeni as veten as fëmijët tuaj me ushqime kancerogjene”.