Mickey Rourke është shfaqur në show-n televiziv ‘Good Morning Britain’ me një look prej kauboj dhe një qen pranë tij.
Ish seks simboli i Hollywood-it, tashmë i transformuar nga operacionet plastike, ka shokuar fansat me fytyrën e tij gjithmonë e më të panjohur dhe shumë të ndryshme sa herë që shfaqet në publik.
Dikur një mashkull shumë i bukur, i cili për shumë kohë ka bërë pothuajse gjysmën e femrave të botës të ëndërrojnë, me filmin ‘9 javë e gjysmë’, sot Mickey Rourke ka ndryshuar shumë.
Në moshën 66 vjeçare, pas shumë ndërhyrjeve kirurgjikale, ish divi i Hollywood-it duket i transformuar, ashtu siç tregojnë disa foto.