Nëse përmendim emrin e Eglein Laknorit apo të njohur me emrin shkurt Egi, menjëherë na kujtohen qindra batutat e tij dhe na vjen të qeshur.
Dhe plotë humor kanë qenë edhe historitë që Egi tregoi së fundmi në emisionin Glamour Zone në ‘Tv Ora’.
Por për çfarë mund të zihet një person aq shakaxhi si Egi?
Këtë e zbulon vetë aktori. I pyetur nga moderatorja për çfarë zihet më shpesh me gruan Egi thotë: “Për vonesat. Ajo vonohet shumë.”
Ndërsa më vonë zbuloi edhe sakrificën më të madhe të dashurisë për bashkëshorten e tij Ana, “I kërkova të martohem, kjo është sakrifica më e madhe. Unë kam zgjedhur që të jem më Anën kudo edhe besoj se kjo është shprehja më e mirë e dashurisë. Anën e kam shok, e kam shoqe, motër dhe bashkëshorte”.