Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë nisur xhirimet për filmin “5 herë jo”, i cili pritet të shfaqet në kinematë tona në fund të vitit. Nga fotot që qarkulluan në rrjet, u aludua se një nga personazhet që do të jetë pjesë e kastit të aktorëve është këngëtarja Semi Jaupaj.
Ndërkohë që ditën e sotme një tjetër emër ka qarkulluar!
Sipas “Kryefjala”, aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj do të jetë pjesë e filmit. Sipas burimeve ai është parë në sheshxhirimin e filmit, pranë ambienteve të Top Channel. Ende nuk dihet roli që ai do të ketë në film.