Shumë i dehur për të aktruar, aq sa një skenë filmi iu desh ta përsëriste 56 herë. Ky është rrëfimi i Colin Farrell, aktori i mirënjohur që ka folur me Daily Mirror për problemet e tij të alkoolizmit.
Bëhet fjalë për periudhën e 2002, kur Colin ishte i alkoolizuar dhe ishte pjesë e “Minority Report” bashkë me Tom Cruise.
“Isha 24 vjeç. Ditën tjetër do të ishte ditëlindja ime. Kështu i kërkova produksionit një ditë pushim, që nuk mu dha”, thotë Farrell. Megjithatë ai kishte vendosur të festonte ku ishte bërë tapë. Për këtë iu desh të përsëriste 56 herë një skenë, duke e acaruar dhe kolegun e tij Tom Cruise, i cili ishte gati ta rrihte.
“Kanë kaluar vite që atëherë por e mbaj mend mirë atë ditë, kur erdha në xhirime, dhe pata një sulm paniku. Nuk doja të që zbulohej që kisha përfunduar aq keq. Por gjithçka ishte e kot”, ka rrëfyer aktori.
Farrell ka provuar të shërohet nga varësia e alkoolit përmes rehabilitimit dhe psikoterapisë. Në një intervistë për Mirror, aktori rrëfen dhe varësinë e tij nga droga.
“Më vjen keq se nuk do e kuptoj kurrë se si do të ishte performanca ime në filmat që kam xhiruar nëse do të isha esëll. Nuk e di nëse do ishte më mirë apo më keq. Nuk e di në të vërtetë si jam si aktor dhe nuk do e marr vesh kurrë”, thotë ai.