Aktorja dhe modelja koreano-jugore, Jung Chae-yul, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Vdekja e 26-vjeçares u njoftua nga kompania e saj e menaxhimit gjatë ditës së sotme, ndërsa detajet e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura.
Jung fitoi famë për rolin e saj në Zombie Detective, si dhe “I Have Not Done My Best” dhe filmin 2018 Deep.

Aktorja ishte zgjedhur të luante në serialin e shumëpritur të dramës Wedding Impossible.