Aktorja e famshme e “Terminator” Linda Hamilton ka folur për dy dekadat e jetës së saj larg nga ekrani. Ndër të tjera ajo ka treguar dhe për jetën seksuale.
Aktorja 62 vjeçare ka treguar për “The New York Times” se e shijon kohën e kaluar në vetmi si askush tjetër. Ajo ka treguar se në 15 vite nuk ka patur marrëdhënie seksuale sepse kjo nuk i intereson.
Hamilton ka treguar se është në një marrëdhënie romantike me botën dhe njerëzit çdo ditë.
Ndër të tjera ajo ka folur dhe për vendimin për t’u rikthyer sërish në kinematografi.
“U mendova për gjashtë javë para se të vendosja që do ta pranoja rolin,” tha Hamilton. “S’isha e sigurt nëse e doja. Nuk doja të dukej sikur po e bëja thjesht për paratë. Bëj një jetë të qetë, një jetë njeriu të rëndomtë dhe s’e dija në doja të hiqja dorë nga gjithë kjo për 15 minuta famë.”
‘Terminator: Darke Fate’ do shfaqet në kinema më 1 nëntor në SHBA dhe Hamilton do jetë krah Schwarzenegger.