Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Aktorja Ema Andrea flet për vështirësitë pas divorcit: Kisha probleme ekonomike. Nisa çdo gjë nga e para

18:44 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ema andrea1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja e njohur Ema Andrea ka folur për divorcin nga ish-bashkëshorti shumë vite më parë. Ajo ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe se i është dashur të përballet me shumë vështirësi, ku padyshim përfshihet dhe ana ekonomike.

“Nuk është e lehtë për një grua t’ia dali vetëm. Divorci nuk është i lehtë për askënd. Pastaj, divorci në ato vite, artiste… Besoj ka pasur vështirësi të tjera, natyrisht fusim këtu dhe anën ekonomike. Nuk është vetëm paragjykimi, duhet të rinis çdo gjë nga e para, të paktën kështu vendosa unë. Kam nisur çdo gjë nga e para dhe në një shoqëri paragjykuese, ku dyert të mbyllen dhe për motive të moralit të shpikur se kësaj shoqërisë sonë i mungojnë disa parime dhe disa morale të të drejtave të njeriut, u bë shumë e vështirë. Por unë jam kapur fort pas dashurisë së familjes. Për mua tani më është bërë si e natyrshme, që vështirësitë i marr si sfida që duhen kaluar, si një prag që duhet kaluar, ndaj nuk dorëzohem, ma ka mësuar jeta këtë gjë natyrisht. Duket dhe shembulli i mamit të ma ketë vënë këtë gjë, që të më vijë e natyrshme dhe natyrisht mbas teatrit, mbas artit në përgjithësi. Ajo që shpesh nuk kuptoj ndonjëherë kur vëzhgoj shfaqet apo ecuritë, aktrimin e disa kolegëve, se si nuk kuptojnë që sa liri është skena. Për mua, skena është liri, ka qene shpëtim dhe vazhdon të jetë shpëtim. Sublimitetin e të shprehurit të asaj, që nuk do ta pranoje kurrë me veten, ta jep skena, por në të njëjtën kohë është dhe sakrificë e madhe se ti këtë e ndan, e lë për gjykim dhe pse fshehur mbas rolit apo pas regjisë me një audiencë të madhe dhe do kurajo, por në momentin që e ke arritur këtë kontakt, të paktën kjo është eksperienca ime, e vërtetuar dhe nga rrugëtimi ku kam lexuar jetë kolegësh, është si një liri, pasuri e madhe. Ndaj për mua të dalurit në skenë nuk do të jetë kurrë punë. Është një proces rritje në raport me veten, në të cilin përfshihet pasioni, fryma, liria”, rrëfeu aktorja.

Ema Andrea probleme ekonomike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.