Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, ka mbërritur një tjetër zarf i zi. Aktorja Eva Alikaj është përjashtuar nga Big Brother Vip Albania.
Shkak ka qenë fjalori i saj, e cila gjatë një debati ditën e sotme ka përdorur frazën “ta çaj kafkën” dhe kjo gjë nuk është toleruar nga Vëllai i Madh.
Ky vendim i produksionit ka përlotur Evën, ku banorët e tjerë janë munduar t’i qëndrojnë pranë. Aktorja ka qëndruar vetëm 9 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Eva është banorja e dytë brenda ditës së sotme që përjashtohet nga produksioni i Big Brother Vip, pas Ermiona Lekbellos, e cila u akuzua për dhunë të përsëritur verbale ndaj banorëve të tjerë.
Lexo edhe: “Ta çaj kafkën …”, Eva Alikaj kërcënon Luizin, degradon debati