Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 52 tonë miell, pais ruheshin jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.
Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale në Fierit, gjatë ushtrimit të kontrollit konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare.
Ndërsa në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.
Për këto shkelje të konstatuara, u vendos menjëherë ndërprerja e aktivitetit për subjektin, u bë bllokimi i 52 tonë produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700 mijë lekëve.